Shtyhet gjyqi i Emiljano Shullzait. Mësohet se Shullazi ka bërë një ndërhyrje të vogël kirurgjikale dhe për këtë fakt nuk është paraqitur në sallën e gjyqit duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës. Por në sallë, mungoi edhe Eno Bushi mbrojtësi i të dyshuarit Gilmando Dani.
Mungesa e tyre, bëri që gjykata të shtyjë seancën e sigurimit të provës për në datën 16 shkurt. Sipas ABC news, nga ana tjetër, edhe avokatët kryesisht nuk pranojnë të marrin në mbrojtje të dyshuarit me arsyetime të ndryshme deri edhe te frika.
Sigurimi i provës në gjykatë, shtyhet për të 10 herë, ku avokatët e të dyshuarit nuk pranojnë të bëjnë ballafaqimin me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja, i cili i ka kallëzuar për gjobëvënie.