INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emiljano Shullazi nuk kishte telefon kur u arrestua!

Emiljano Shullazi nuk kishte telefon kur u arrestua!

Publikuar më: 11:00 18-04-2016

Detaje të reja për arrestimin e 38 vjeçarit Emiljano Shullazi, i ndaluar dy ditë më parë nga uniformat blu. Në momentin e ndalimit, Shullazi ishte në një lokal në rrugën e Kavajës, e njohur në fakt si zonë ku ai jo vetëm jeton por dhe e frekuentonte rregullisht.

Policia e Tiranës vendosi të shoqëronte në Drejtorinë e Policisë Emiljano Shullazin, që ta merrte në pyetje për kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, e denoncuar nga ish Kryeministri Sali Berisha.

Por një fakt dyshues ka dalë në media, pas shoqërimit të Emiljano Shullazit, dhe ndërhyrjes së Prokurorisë së Krimeve të Rëndë, e cila ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij.

Emiljano Shullazi nuk e kishte me vete celularin në momentin që është ndaluar nga Policia e Tiranës!

Në kohën kur telefonat celular janë një aparat i pandarë për të gjithë, ndërsa Shullazi, një nga përsonat më i akuzuar nga politika, duket se nuk preferon që të mbaje me vetë telefonin e tij celular.

A është rastësi kjo, apo Emiljano Shullazi mund të kishte të dhëna se do të ndalohej nga uniformat blu? Le të presim hetimet!

Article Logic
Execution time: 0.003403902053833