INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emiljano Shullazi nuk pajtohet me dënimin, çon çështjen në Apel

Publikuar më: 14:01 30-11-2018

Emiljano Shullazi dhe katër bashkëpunëtorët e tij kërkojnë pafajësinë e tyre . Ata kanë çuar vendimin e dënimit të tyre në Apelin e Krimeve të Rënda. Në seancën e fundit në 13 nëntor, Shullazi u deklarua fajtor dhe u dënua me 14 vite burg për kërcënimet dhe gjobëvëniet financiare ndaj biznesmenit Ylvi Beqja. Në total, pesë të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, morën një dënim prej 55 vite burgim. Por kjo masë dënimi nuk është pranuar aspak nga të pandehurit, të cilët nëpërmjet apelimit të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kanë kërkuar të deklarohen të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Në fakt, Shullazi më herët arriti të marë tre pafajësi në shkallë të parë, por u dënua me 14 vite burgim vetëm për rastin e konfliktit që ka pasur me biznesmenin Beqja. Pikërisht dëshmia e Ylvi Beqja, ishte ajo që po mbajti në qeli Shullazin, dhe tre anëtarët e tjerë të grupit Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Nëpërmjet apelimit avokatët e të pandehurve kanë ngritur pretendime për një sërë shkelje proceduriale, të bërë gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor, duke kërkuar pafajësi për të pandehurit. 

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666