Ajo nuk ka qenë kurrë e turpshme dhe fotot e saj nudona u bënë thuajse të përditshme, por sërish nuk na janë mërzitur.
Pikërisht ashtu, pasi modelja amerikane gjithmonë servir një detaj interesant përveç hireve të saj shumë tërheqëse. Këtë herë bukuroshja 25 vjeçare ndryshoi ngjyrën e flokëve, duke u shfaqur me flokë rozë. Nuk e dimë me siguri nëse i ka lyer apo bëhet fjalë për një paruke, por sërish efektin e kërkuar në foto e arriti plotësisht. Sepse, çfarëdolloj gjëje t’i kishte bërë look-ut, në fund të ditës doli sërish e zbuluar, duke treguar përsëri se ku qëndron fokusi e shkrepjeve të saj. Me një sukses të garantuar.