Ajo nuk ka qenë kurrë e turpshme dhe nuk është as hera e parë që e shohim të zhveshur, por këtë herë e ka çuar situatën në nivelin tjetër.
Bukuroshja 26 vjeçare i ka hequr të gjitha rrobat për të pozuar lakuriq për revistën LOVE. Ndërkohë që shpeshherë ka postuar foto të ndryshme ku shfaqej nudo me hiret e saj të ekspozuara, mund të themi që këto janë imazhet më të forta të saj deri tani. Jo vetëm për faktin që ka treguar shumë, por edhe për mënyrën se si këto foto janë realizuar. Mjafton të shohësh pozat e saj për të vënë re se i kanë dalë në pah pjesët më intime, të cilat më parë ia kishte dalë t’I mbulonte disi. Veçanërisht në foton e parë, ku thuajse nuk lë aspak vend për imagjinatë.