Modelja e njohur ka qenë aq e shqetësuar saqë ka dalë në video live për t’iu drejtuar një pyetje ndjekësve të saj në Instagram.
Ajo, ashtu si shumë shqiptarë, ka qenë e shqetësuar se çfarë do të bëhej me Ramush Haradinajn i cili u arrestua në Francë me urdhër të Serbisë. Emina lutej për lirimin e tij dhe u ka kërkuar ndjekësve që t’i tregonin nëse e kishin liruar apo jo.
“Unë nuk merrem me politikë dhe nuk marr vesh nga politika por ky është mendimi im personal. Ramushi është nga ata persona që ka dasht me dhënë edhe jetën për Kosovën. Ata që nuik e mbështesin, nuik i kuptoj. Pastaj unë di që një person më pasaportë diplomatike nuk mund të arrestohet në një shtet tjetër, edhe nëse ka vrarë dikë”, ka qenë ky pak a shumë bashkëbisedimi i Eminës me ndjekësit e saj të cilët pasi i shuan kureshtjen modeles, nuk i kursyen aspak komplimentet për bukurinë dhe thejshtësinë që e karakterizon.