Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka festuar sot dy vjetorin e martesës me miliarderin Sam Nazarian.
Teksa planifikuan një udhëtim romantik në det, asgjë nuk doli ashtu siç ishte parashikuar. Madje fjala “romantike” nuk zinte vend askund. Ka qenë koha jo e mirë ajo që ua ka prishur planet. Ajo që e ka përjetuar më keq ka qenë Emina e cila për shkak të dallgëve të mëdha, me lartësi 8 metra, ka patur përzierje.
Megjithatë mbrëmja i kompensoi të gjitha me tortën speciale dhe petalet e trëndafilave që krijuan idenë e rënies së shiut. Dhe kjo e përmbledh më së miri romanticitetin.