Si do të ndiheshit ju nëse keni vetëm pak ditë që keni lindur dhe mamaja ju këndon si ninullë, këngën “Moj e mira bregut Cemit”?
Konfuzë apo jo? E vendosur që vajza të rritet me frymën e kulturës së vendlindjes, Emina Çunmulaj, e ka nisur më shqip se kurrë proçesin e formimit të së bijës. Nuk dimë se sa do të përkojnë shijet muzikore të mamasë me ato të Ella-s kur ajo të rritet, megjithatë duhen vlerësuar përpjekjet e modeles për t’i ushqyer vajzës që tani frymën shqiptare. Por cilatdo qofshin shijet në muzikë, shpresojmë që sa i përket profesionit, vogëlushja të ndjekë gjurmët e mamasë pasi do të ishte bukur të kishim një “Emina junior” në pasarelat më të mëdha të botës së modës.