INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emina Cunmulaj i kërkon të bëhet dadoja e saj, Duffy'e përgjigjet! [FOTO]

Emina Cunmulaj i kërkon të bëhet dadoja e saj, Duffy'e përgjigjet! [FOTO]

Publikuar më: 13:56 14-12-2016

Dafina Zeqiri dhuroi një livestream në rrjetet sociale ku po i përgjigjej të gjithë pyetjeve në komente, por kur bëhet fjalë për të nuk interesohen vetëm fansat e zakonshëm.

As modelja bukuroshe Emina Cunmulaj nuk rezistoi pa i komentuar bukuroshes së skenës shqiptare të muzikës, por arsyeja e saj nuk ishte thjesht të shuante një kuriozitet. Emina kishte “hallet” e saj personale dhe komenti ishte një kërkesë e drejtpërdrejtë për Dafinën, live përpara miliona fansave. “Hajde dhe bëhu dadoja e fëmijës sim”, një koment pa dorashka që shkriu së qeshuri jo vetëm artisten 27 vjeçare por edhe ne. Dafina i tha menjëherë që i adhuron fëmijët dhe do shkojë patjetër që ta vizitojë. Kjo është historia se si Emina fitoi një dado falas, por jo vetëm.

Edhe ne nuk rezistuam dot pa i shkruar Dafinës, për t’i bërë një pyetje që po na mundonte. Cila është kënga e saj e preferuar për vitin 2016? Ylli i shumë hiteve tha që nga të saj “sigurisht që Na”, këngë në bashkëpunim me dyshen e djemve Kaos. Ndërsa në përgjithësei i pëlqenin “Lejla” e Capital T, 2po2 dhe Elvana Gjata, si dhe “Si Ai” i Samantës. Në fund Dafina tregoi që muaji dhjetor është ai që do ta shohë të rikthehet në koncerte të ndryshme, në Shqipëri, Kosovë, Zvicër, Gjermani dhe debutimi i saj në Itali, saktësisht më 30 dhjetor në Venecia. Bëhuni gati se Dafi po vjen!

daf1.png

daf2.png

daf3.png

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102