INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emina Cunmulaj i prek të gjithë me mesazhin e saj: 'Ndoshta thoni se bëj jetë luksoze, por vetëm këtu mund të flas shqip'

Emina Cunmulaj i prek të gjithë me mesazhin e saj: 'Ndoshta thoni se bëj jetë luksoze, por vetëm këtu mund të flas shqip'

Publikuar më: 18:32 30-08-2020

Emina Cunmulaj ka udhëtuar nga SHBA për në Malin e Zi, pasi sot janë zhvilluar zgjedhjet për Parlamentin e ri, ndërsa garojnë edhe dy koalicione të partive shqiptare. Emina ka vendosur të votojë dhe votën e saj e ka shoqëruar me një mesazh prekës për shqiptarët.

“Duhet të çohemi prej gjumit. Rini çohu, se gjenerata juaj, fëmija juaj s’do ketë të drejtë të flasë shqip. Ndoshta thoni se je diku larg, dhe bën një jetë luksoze, unë jam rritur në këto troje. Unë vend më të bukur se Ulqini nuk kam bërë pushim. Kam lëvizur në vendet më të bukur të botës, por në fund të fundit shkoj në Ulqin. Se aty flitet shqip. Kam qejf kur vij dhe t’i flas dikujt shqip, ti them ‘Mirëdita si jeni zonjë’. Flisni shqip se jeni shqiptar mos harroni. Nuk mund të harrosh se nga vjen. Ne na vuan shpirti dhe zemra që nuk mund të flasim shqip, ju mundeni. Votoni për gjuhën tuaj”, tha ajo ndër të tjerash.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166