Ka mjaftuar një foto me kandidatin për President të Shteteve të Bashkuara, që modelja shqiptare të sulmohet nga fansat.
Ata kanë vërshuar me kritika ndaj saj duke thënë se nuk do ta ndjekin më në Instagram. Fakti që Trump është kthyer në një nga figurat më të përfolura por edhe më antipatike njëkohësisht ka ndikuar në reagimin e tyre. Kjo sepse deklaratat e tij kanë qenë tepër fyese për femrat, komunitetin islam, emigrantët apo për komunitetin LGBT. Modelja ka qenë prezente në një event ku ka takuar edhe sipërmarrësin e famshëm. Aty ata kanë bërë një foto e cila menjëherë pasi është postuar në faqen e saj të Instagramit shoqëruar me fjalët “Përshëndetje Trump”, është pritur mjaft keq nga fansat. Ata të nervozuar kanë shkruar: “ Na zhgënjeve”apo “”Që pas kësaj nuk të ndjek më në Instagram”; nga këto komente kuptohet se ajo nuk duhet ta mbështesë Trump-in.