Së fundmi Emina Cunmulaj ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq duke sjellë në pah linjat e saj super elegante.
Modelja shqiptare është shtatzënë dhe po pret fëmijën e dytë, megjithatë mesa duket vazhdon të ketë linja që shumë femra do ti kenë zili.
Ajo ka një trup të gjatë dhe elegantë dhe pavarësisht shtatzanisë nuk ka shfaqur ndonjë problem deformimi apo humbje të elegancës.
Por sekretin e kësaj elegance, Emina e ka tek ushqimi që konsumon dhe këtë na e ka vërtetuar së fundmi me anë të postimeve të ushqimeve që konsumon në Instastory.
Pjesë e dietës së modeles janë, misri, tomatina me vezë dhe fasule, kungull të pjekur, ushqime tejet të shëndetshme të cilat pasqyrohen edhe në linjat e modeles Emina Çunmulaj.