Është një eksperiencë e veçantë për çdo femër, dhe po aq e dhimbshme sa ç’duket edhe në foto.
Për rastin e festës së nënës, modelja bukuroshe Emina Cunmulaj ka ndarë me të gjithë fansat e saj këtë eksperiencë. Ajo ka postuar disa foto unike ku shfaqej para dhe pas lindjes në sallën e operacionit. Ndërkohë që padyshim dukej e dhimbshme, jemi të bindur që momenti kur ka parë vogëlushen e saj të vijë në jetë ka justifikuar gjithçka. Emina u ka treguar fansave edhe momentin kur ka ushqyer vajzën me gji, shkrepje e cila duket se simbolizon të gjithë artin e krijimit në një çast.