Mjaftoi një ngacmim në publik i Nicki Minaj pasi publikoi këngën "Big Bank” dhe pyetjes së fansave nëse është e lidhur me Eminem këngëtarja i dha një përgjigje pozitive duke na bërë kështu të mendojmë se ata kanë nisur një romancë.
Më pas ishte Eminem i cili bëri lëvizjen e rradhës teksa gjatë një koncerti në Boston, reperi pyeti fansat se sa prej tyre dëshironin ta shikonin në një lidhje me Nicki-in.
Reagimi i fundit ka ardhur nga Nicki e cila në një status në Twitter është shprehur: "Të dua kaq shumë Em, ne kemi nevojë për ty në albumin 'Queen'. Ja ku do të jetë takimi ynë i parë. Ndërsa unë do të vështroj sytë e tu të bukur, ti do të shkruash vargje."
Sa shumë fjalë të ëmbla dhe sa shumë ngacmime. Të jenë lidhur realisht Nicki me Eminem apo thjesht të jenë disa lëvizje të menduara mirë për të t’i turbulluar të gjithë.../intv.al/
Yo @NICKIMINAJ! @Eminem wants you to text him back to talk about this.....?
— 103.3 AMP Radio (@1033ampradio) May 28, 2018
Eminem hinted at Nicki Minaj rumors at #BostonCalling! pic.twitter.com/BANk0H9zWn