INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eminem rikthehet, por me telashe [VIDEO]

Eminem rikthehet, por me telashe [VIDEO]

Publikuar më: 14:40 03-05-2017

Eminem është rikthyer , por jo në muzikë.

Reperi i talentuar amerikan ka hedhur në gjyq partinë qeverisëse të Zelandës së re pasi pretendon se kanë përdorur në fushatën e tyre një nga hitet e tij më të mëdha të tij,  “Lose Yourself”. Partia në fjalë e ka përdorur versionin e paliçensuar të këngës në vitin 2014.

Megjithatë kanë reaguar avokatët e partisë të cilët thonë se kënga që u përdor në fushatë nuk ishte “Lose Yourself” por një version të ngjashëm me të.  Ata pretendojnë se  këngën e kanë blerë në një dyqan muzikor.

Nga ana tjetër  avokat i ‘Eight Mile Style’   grup që përfaqëson artistin , tha se “Lose Yourself” ishte "portreti" dhe "pa dyshim xhevahiri në kurorën e veprës muzikore të Eminem ndaj ai kërkon të drejtën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543