INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emisionet më të suksesshme shqiptare… të kopjuara!!!

Emisionet më të suksesshme shqiptare… të kopjuara!!!

Publikuar më: 13:42 29-08-2016

Asnjeherë se kemi kuptuar pse disa njerëz e kanë shumë të vështirë të kenë ide origjinale në lidhje me shfaqjet televizive.

Nëpër botë ka shumë formate interesante spektaklesh të cilat bëjnë bujë për veçantinë e tyre dhe ndodh që papritur i shohim në shqip, copy - paste.

Këtu nuk flasim për formate si Dancing with the stars apo X Factor të cilat janë të blera me patentë. Ja për çfarë e kemi fjalën!

 

Fiks Fare, Stop, Alarm – Striscia la Notizia

Këto tre emisione jo vetëm që janë një kopje e “Striscia la Notizia” në Mediaset por sikur të mos mjaftonte një,  ato u bënë  tre. Shqipëria vërtet ka shumë probleme por a duhen vërtet tre emisione investigative për t’i zgjidhur?

 

 

Në makinë me këngët e preferuara të… - Carpool Karaoke

Orinda Huta e ka provuar se ka shumë talente por kur vjen puna për kreativitet duket se diçka nuk shkon. Bukuroshja u mundua të kopjonte “Carpool Karaoke” nga James Corden por duket se emisioni i këtij të fundit kishte marrë dhenë aq sa bëri që rubrika e Orindës të quhej as më shumë e as më pak se sa një kopje.

 

Thumb – TMZ Live

Fatma dhe Aulona bënë bujë me “thumbin” e tyre në YouTube pasi ishte diçka e paparë në Shqipëri por tashmë që ja dolën ta trasmetojnë në Top Channel, duket se paskan mbetur pa ide dhe po kopjojnë TMZ Live.

 

Një mesazh për ty – C’e posta per te

Ardit Gjebrea është padyshim ndër të vetmit moderatorë meshkuj të suksesshëm në Shqipëri por ja që edhe “E diela Shqiptare” nuk rezistoi dot pa bërë një kopje të vogël nga Maria de Filippi.

 

Zone e Lirë - Tout le monde en parle

Arian Çani prej vitesh vë në zbatim një formulë të krijuar më parë nga Thiery Ardisson të cilën e shqipëroi dhe e quajti Zonë e Lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492