INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emisioni italian “Le iene”: Ja si mashtrojnë fëmijët shqiptarë për të marrë leje qëndrimi në Itali [VIDEO]

Emisioni italian “Le iene”: Ja si mashtrojnë fëmijët shqiptarë për të marrë leje qëndrimi në Itali [VIDEO]

Publikuar më: 21:22 30-11-2016

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka denoncuar përmes një video investigimi rastin e disa të miturve shqiptarë që përfitojnë leje qëndrimi në Itali duke u deklaruar si të braktisur dhe nën moshën 18 vjeçare.

Ata janë filmuar në një lokal të Piacenzas në Itali duke shpjeguar se sa e thjeshtë është procedura për të marrë dokumentet e qëndrimit. ‘Me të mbërritur në Itali’, tregojnë ata “duhet të deklarohesh në kuesturë se je i braktisur, madje nuk di as anglisht”.

“Më ka sjellë babi, më ka shoqëruar në polici dhe më ka lënë të hyj vetëm. Duhet të shkosh direkt në polici, por duhet të hysh vetëm, nuk duhet të të shohin që nuk ke ardhur vetëm. Absolutisht nuk duhet të thuash që ke një të afërm në Itali, as një shok, as një kushëri, as një komshi, askënd! Duhet të thuash që je nis vetëm e nuk njeh askënd”, shpjegon njëri prej tyre.

Për të kuptuar si funksionon kjo skemë, gazetari i “Le Iene” ka udhëtuar në Lushnje ku ka intervistuar dy banorë që thonë se mashtrojnë autoritet italiane nga nevoja që kanë për të sistemuar fëmijët në Itali. “Edhe djali im ka shkuar. Tani ka fituar lejen e qëndrimit. Ka shumë kshu, kanë ik shumë…”,- thotë një qytetare.

Ja linku për të parë videon  http://mdst.it/03v668643/

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333