Përmes një postimi në Instagram, moderatori Turjan Hyska ka lajmëruar se emisioni “Oktapod” që ai drejton, nuk do të transmetohet më.
Hyska falenderon të gjithë të ftuarit që kanë qenë pjesë e emisioneve të tij, duke u bërë pak nostalgjik me postimin e një fotoje të emisionit të parë në vitin 2014.
Moderatori nuk ka zbuluar ndonjë arsye që ka çuar në këtë përfundim duke e lënë gjithçka në linjën e një kurioziteti.
“Kjo foto qenka postimi im i parë në Instagram! Është logo fillestare e ‘Oktapod’, i cili erdhi në tokë në datë 9 prill të vitit 2014 dhe kthehet në det sërish, sot pas mesnate! Për mua ka qenë një eksperiencë interesante që më ka shërbyer shumë! Falenderoj gjithë ata që kanë ardhur të ftuar, ata që na kanë ndjekur dhe stafin tim të ngushtë! Tani e tutje bëni, ç ‘bëni gjatë ditës, natën nuk do e kaloni më me mua! R.I.P Oktapod… 9prill 2014 – 16 Mars 2018.”, shkruan Turjan Hyska në postimin e tij në Instagram.