INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emma Stone, si djalë në kopertinën e Vogue! Dhe jo vetëm... [FOTO/VIDEO]

Emma Stone, si djalë në kopertinën e Vogue! Dhe jo vetëm... [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:48 19-10-2016

Emma Stone mund të kthehet në gjithçka, edhe në një djalë!

Aktorja shumë e talentuar është shfaqur tërësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në kopertinën e prestigjozes Vogue. Ajo është fytyra e numrit të nëntorit të revistës së njohur dhe nuk e vinim në dyshim se do të na habiste. Vetëm se nuk e kishim menduar në këtë mënyrë. Artistja e nominuar për çmim Oscar është shfaqur me flokë të shkurtra dhe një look në përgjithësi shumë djalëror. Por kjo nuk është gjithçka që ka dhënë për Vogue. Emma është bërë pjesë e videos “73 pyetje” të Vogue ku tregon shumë më shumë se sa dinim ne për të. Ajo mund të bëjë një imitim mahnitës të Britney Spears (min 6:48) dhe të tregojë të vërteta të sikletshme nga jeta e saj. Si p.sh. që ka qarë përpara tre aktorëve të mëdhenj nga emocioni se i ka takuar. Ata janë Diane Keaton, Tom Hanks dhe Lorne Micheals, emra për të cilët vërtet që nuk do i vinim faj bukuroshes 27 vjeçare.

emmaboy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.007673978805542