Emma Stone do të interpretojë Crudelia De Mon në filmin “Cruella”, i parashikuar për në vitin 2021, dhe tashmë ka dalë dhe fotoja e parë e aktores në rolin e personazhit negativ në filmin me qentë dalmatë.
Ishte vetë “Disney” që publikoi imazhin e Stone si Cruella, në një version të ri live-action të filmit klasik “101 dalmatët”.
Stone do të jetë një version i ri i të famshmes Cruella të “Disney”, në filmin që do të tregojë rrjedhën e jetës së një personazhi negativ të njohur në klasikët e animuar e jo vetëm.