INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Emocione & Gola: Zhvillimet më të fundit në futboll [VIDEO]

Publikuar më: 15:15 27-02-2017

Manchester United ka arritur të fitojë trofeun e parë sezonal, Kupën e Ligës në Angli. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho arriti të mposhtë në finale, Southamptonin me rezultatin 3-2 dhe të bëjë të vetin trofeun. Edhe këtë ndeshje hero i “Djajve të Kuq” ishte Zlatan Ibrahimoviq që në ndeshje shënoi dy gola.

Roma ka mposhtur 3 me 1 Interin në fituar kryendeshjen e javës së 26-të në Serie A. Radja Nainggolan shënoi dy golat e parë për romakët. Ai shënoi dy supergola, falë gjuajtjeve të forta nga distanca në minutat 12 dhe 56. Mauro Icardi shënoi golin e vetëm të Interit në minutën e 81-të, ndërsa të fundit në ndeshje e shënoi Diego Perotti i Romës nga penaltia. Roma ruan vendin e dytë me 59 pikë në tabelë, 7 më pak se Juventusi që është i pari. Napoli mbetet i treti me 54 pikë

Kuqezinjtë e Montella-s kanë arritur të mposhtin Sasuolon dhe të marrin një 3-pikësh të artë, në betejën për një vend në kupat evropiane. Ka mjaftuar një gol i Carlos Baka-s me 11 metërsh, që kuqezinjtë të dilnin me maksimumin e pikëve nga kjo transfertë e vështirë.

Real Madridi ka përmbysur rezultatin ndaj Villarreal për të fituar në fund 3:2. Real Madridi ka rimarr kreun në La Liga, pas fitores mbresëlënëse ndaj Villarreal, të cilët përmbysen rezultatin prej 2:0 për të fituar në fund me rezultat 3:2. Barcelona ka arritur të dalë me 3 pikë nga një nga transfertat më të vështira të kampionatit spanjoll, ajo ndaj Athletico Madrid.Katalanasit arritën të fitojnë me rezultatin 1-2, falë golave të Rafinhas dhe Messit, në pjesën e dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158