INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emocionet negative një çrregullim mendor?! Shokon me deklaratën Dr Kutcher: Po na çmendin me zor për të shitur ilaçet!

Emocionet negative një çrregullim mendor?! Shokon me deklaratën Dr Kutcher: Po na çmendin me zor për të shitur ilaçet!

Publikuar më: 11:01 03-04-2018

Është e vështirë të hapësh një revistë apo gazetë sot pa parë një titull që paralajmëron "çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor"

Sipas mediave njerëzimi po mbytet në një det me sëmundje mendore, por a e keni menduar ndonjë herë që kjo është një politikë për të shitur më shumë pilula dhe trajtime psikologjike?

Dr. Stan Kutcher dhe drejtuesi i World Health Organization Collaborating Centre ka hedhur akuza drejt organizatave se po nxjerrin studime ku të dhënat po i përdorin për politika të kompanive të ndryshme.
Dr Kutcher deklaron se në ditët e sotme nëse përjetojmë ndjenja negative na bëjnë direkt me çrregullime mendore, shkruan intv.al.

Përjetimi i mërzitjes pikëllimit dhe trishtimit na ndihmon të krijojmë një elasticitet me jetën. Këto ndiejna janë një provë se kemi një shëndet të mirë mendor pasi njeriu kalon ditë të mira dhe ditë të këqija dhe përjetimi i këtyre ndjenjave janë më se normale.

Përdorimi i termave si depresioni për të nënkuptuar ndjenjat negative po konfuzion njerëzit dhe po i drejton drejt trajtimeve dhe pilulave kur ajo çka duhet të bëhet në të vërtetët është të ndalojmë patologjizimin e jetës.

Shpesh herë mediat sociale janë fajësuar se kanë rritur çrregullime mendore por kjo është totalisht një keqinformim që i bëhet publikut.

Mos komunikimi ballë për ballë po i bënë më të mbyllur në vetvete njerëzit por kjo nuk mund të quhet çrregullim mendor por një fatkeqësi teknologjike.

Prandaj Dr. Stan Kutcher këshillon se askush të mos trembet nëse po përjeton një ndjenjë negative por ti gëzohet jetës dhe momentit./INTV.AL/

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594