INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emocionuese! Arilena Ara përlotet në emision teksa flet për babain e saj të ndjerë, ja pengu që ka [FOTO]

Emocionuese! Arilena Ara përlotet në emision teksa flet për babain e saj të ndjerë, ja pengu që ka [FOTO]

Publikuar më: 22:15 18-11-2018

Këngëtarja Arilena Ara ka qenë e ftuara e radhës në emisioni ‘Xing me Ermalin’ mbrëmjen që lamë pas.

Në një rrëfim plot humor dhe lot, një nga momentet që mori vëmendjen e të gjithëve ishte kur këngëtarja foli për të atin e ndjerë.

“Nuk kam folur kurrë për babain tim në emision, por dua ta flas sepse aq e shenjtë dhe private sa është kjo gjë për mua aq, shumë dua që ta dijë e gjithë bota për të. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm. Nuk kam folur kurrë sepse e di që do prekesha. Qëkur kam humbur babai, kur e dëgjoj këtë fjalë më vjen çuditshëm. Ai ka qenë mbështetja më e madhe dhe ka qenë ai që ka dashur të jem këtu ku jam. Vetëm prej tij unë e kam vazhduar muzikën. Uroj që të jetë krenar për mua”,-u shpreh Arilena mes lotësh. Më tej Ermali i dhuroi emocion me disa sekuenca nga një video e viteve te shkuara kur i ati i këngëtares ishte i pranishëm gjatë performncave të saj në ‘Gjeniu i vogël’.

Ajo ka treguar gjithashtu se ka një peng të madh që lidhet me të ëmën. “Për shkak të dhimbjes që kam pasur, boshllëkun nuk kam mundur kurrë ta mbush me dashurinë për mamin. Jam akoma në kohë që gjithë dashurinë që kam për babin t’ia jap asaj”,-u shpreh Arilena

Screenshot_30-5-600x313.jpg

-640-0-5bf1166278ac8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562