Me tre tetor, vogëlushja e Blendi Fevziut, Alis festoi 3-vjetorin e lindjes në një festë, të organizuar në shtëpi me miqtë dhe familjarët. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, Blendi Fevziu rrëfeu se çfarë dhurate kishte dëshirë vogëlushja në atë ditë të rëndësishme. Dhe sigurisht që dëshirat e Alis, janë urdhër për babin!
“Nuk është se e përkëdhel shumë me dhurata. Por për ditëlindje më kërkoi një veshje Halloëeen-i, donte të vishej si një shtrigë e vogël” – tregoi Blendi Fevziu.
Por bashkëshortja Ines dhe vajza e vogël kishin përgatitur për Blendin një surprizë. Për herë të parë në një media televizive, vajza e vogël e gazetarit e në një videomesazh për babi Blendin shprehej: “Babi, të kam xhan, të kam zemër”. Këto fjalë të thëna nga 3-vjeçarja ia mbushën sytë me lot Fevziut i cili shtoi se kjo është hera e parë që Alis shfaqet me imazhin e plotë në publik.