INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emocionuese, djali i verbër shikon nënën e tij për herë të parë

Emocionuese, djali i verbër shikon nënën e tij për herë të parë

Publikuar më: 17:50 29-04-2016

Christopher Ward, një 12 vjeçar nga Virginia, ka lindur i verbër, me një hipoplasi në nervin optik, që do të thotë se para se ai të lindte, nervat optike të tij nuk ishin zhvilluar.

Mirëpo falë syzeve të reja elektronikë të quajtura eSight, ai shikoi nënën e tij për herë të parë, dhe duket qartë gëzimi i madh në fytyrën e tij.

Christopher Ward së bashku me nënën e tij Marquita Hackley udhëtuan për në Uashington nga shtëpia e tyre në Virgjinia disa javë më parë për të provuar eSight,  syzet teknologjike që kushtojnë 15.000 $ dhe bëjnë të mundur që njerëzit e verbër të shikojnë përsëri. Hackley tha për ABC News se djali i saj "ka vetëm pak perceptim drite në syrin e tij të majtë dhe vizion shumë, shumë të ulët në syrin e tij të djathtë."

Sigurimet e Hackley, nuk e mbulojnë koston prej 15.000 $ për syzet, kështu që ajo filloi një fushatë bamirësie në You.Caring.com për të rritur të ardhurat.

Deri më tani, më shumë se 25,000 $ janë dhuruar që kur mbledhja e fondeve filloi më 27 prill. Nëna beson se teknologjia e re mund të ndryshojë jetën e birit të saj në mënyrë dramatike.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998