Ndeshja luhet në Marsejë, dhe të gjithë shqiptarët padyshim edhe pse jo fizikisht, me zemër janë aty. Bregdeti i Marsejës, ditën e sotme “u skuq” nga ngjyrat Kuq e Zi pasi u shpalos flamuri gjigand, 1100 m2. Mirëpo edhe Tirana ashtu si çdo qytet tjetër me shqiptare, po e përjeton shumë këtë sfidë, dhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit, është shpalosur një flamur tjetër gjigand. Të shumtë ishin tifozët që e mbanin në duar e këndonin këngët e njohura të kombëtares.