Neve na bëri krenarë, por mediat serbe se kanë pritur mirë, ja çfarë shkruajnë!
Serbia dhe Zvicra janë përballur sonte në ndeshjen e dytë të grupit E, ndërsa në fushë ne lojës janë edhe 4 futbollistë me origjinë shqiptare, që mbrojnë bluzën helvete.
Ka qenë pikërisht Granit Xhaka, ai që u bë protagonist, teksa në fillim të pjesës së dytë shënoi një supergol me të majtën, duke barazuar rezultatin. Aksioni nisi nga Shaqiri, goditja e të cilit u devijua dhe më pas topi përfundoi të Xhaka, që me një gjuajtje fantastike, e dërgoi në cepin e portës serbe.
Festa e mesfushorit me origjinë shqiptare ishte fantastike, pasi fillimisht bëri shqiponjën dhe më pas, bashkë me Blerim Xhemajlin formuan shqiponjën dykrenare të flamurit kuqezi.
Pas këtij goli ka patur shumë reagime në rrjetet sociale, mes tyre dhe artistë të njohur si Ledri Vula, Getoar Selimi, i ati i Dua Lipës, Lorik Cana, Luana Vjollca e shumë të tjerë.
Goli i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka dhe festa e tij me shqiponjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe. “Blic.rs” e ka quajtur festën e Xhakaës pas golit si një provokim të turpshëm nga ana e mesfushorit të Zvicrës.
“Xhaka barazon dhe provokon turpshëm. Shaqiri goditi traversën e portës” , shkruan media serbe.