Alan Ruschel është një nga fatlumët që i ka mbijetuar aksidentit ajror, ku humbën jetën 19 lojtarët e ekipit të Chapecoense. Ai është rikthyer në fushën e blertë, ku është pritur mes shumë duartrokitjesh e ovacionesh, por tashmë, për fat të keq, do të jetë ma shokët e tij. Ruschel është shprehur se do të mundohet të bëjë gjithçka mundet për të çuar në fund ëndrrën e lënë në mes.