Gashi padyshim që ka pasur sukseset e tij në tregun botëror të industrisë muzikore.
Ai është kthyer në një nga reperët që ka pasur vlerësim të madh nga “yje” botërore duke pasur plot bashkëpunime me ta dhe këngë të cilat janë shndërruar në HIT-e.
Reperi nuk ka nguruar kurrë për të treguar me krenari origjinën e tij shqiptare dhe në festivalin “Sunny Hill” i cili u shfaq i veshur me një bluzë me shqiponjën e madhe dykrenare në shpinën e tij, ku gjithmonë mban dhe varësen me shqiponjën dy krenare të cilën nuk e heq asnjëherë.
Së fundmi, reperi ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit i cili ka dhënë lajmin se njëri prej albumeve të tij është finalizuar. Ai ka falenderuar fansat për pritjen dhe po ashtu nga emocioni i madh për këtë sukses, është shprehur se ka qarë teksa postonte lajmin.
“Albumi im i parë!!!! Dua të ju falënderoj të gjithëve që pritët!!!! Po qaj teksa po e postoj këtë!!! “GASHI” 2019″- ka shkruar reperi.