Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, ka zbritur për herë të funditë në fushë mbërmjen e sotme në ndeshjen kundër Italisë. Ai është futur në fushë bashkë me djalin e tij dhe ka përshëndetur të gjithë tifozët në tribuna, të cilët janë përlotur. Tifozët kuqezi i kanë rezervuar një surprizë Lorik Canës me rastin e lamtumirës nga futbolli. Një fanellë gjigante me numrin 5 është shpalosur në shkallët e “Loro Boriçit”, “Cana Përgjithmonë”.