Stresi është një nga reperët më të suksesshëm dhe më të dashur nga i gjithë publiku shqiptar dhe jashtë saj.
Kohët e fundit reperi është kthyer në kryefjalën e mediave së fundmi, pasi ndarja e tij me Keisin vetëm një muaj pasi u lirua nga burgu bëri bujë të madhe nëpër portale.
Përveç postimeve me thumb që reperi dhe Keisi bëjnë për njëri tjetrin, vëmendjen në profilin e Stresit e ka marrë së fundmi një foto e bisedës me mamanë e tij.
Mamaja e tij i ka dërguar Stresit një foto ku tregon se sapo ka dalë nga xhamia pasi është falur dhe krahas saj i shkruan:
“Sa dola prej xhamie, fala namazin e akshamit. Në dorë të Allahut qofsh e çdo ditë lutem të drejtohesh në rrugën e tij. Zoti pranoftë lutjet e mia! Allahu qoftë pranë teje në çdo hap.”
Sigurisht që ky mesazh e ka emocionuar Stresin dhe e ka narë për të gjithë fansat e tij duke e shoqëruar me një shkrim:
“A e din se jeta fillon duke u zgju e dashuru me ftyrën e Nanës, Çdo dashuri Lind dhe përfundon aty.”- ka shkruar reperi në postim, fjalë të marra nga një prej këngëve të tij, e cila i dedikohet mamasë së tij.