Nuk janë prova por sapo ndodhi! Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë zyrtarisht burrë e grua. Çifti i njohur kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e sotme në një ceremoni të organizuar në Gjirin e Lalëzit. Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës ai që ka kurorëzuar çiftin, të cilët sonte duken të mrekullueshëm, Geti me kostum dhe Marina me një vello të bardhë ku për asnjë moment nuk i hiqej buzëqeshja nga fytyra.
Ja videot e publikuara nga DJ i Babastars, Marshall Jungle.