Ministri Saimir Tahiri ka shoqëruar në ditën e parë të shkollës, Suardin, djalin e efektivit të vrarë në krye të detyrës, Ardian Kodra.
E gjithë surpriza e veçantë është përmbledhur në një video tepër prekëse, të cilën Tahiri e ka postuar në Facebook.
“Sot babai i tij, do ishte shumë krenar! Siç jemi edhe ne! Forca Suard, nuk do jesh kurrë vetëm. Suksese! Emocione të paimagjinueshme, për t’i dhënë forcë djalit të një heroi, në ditën e parë të shkollës", shkruan ministri Tahiri.