Të priftë e mbara Eugent!
Eugent Bushpepa na ka emocionuar të gjithëve me performancën e tij magjike në natën finale të Eurovision. Këngëtari shqiptar u ngjit në skenë me shumë besim në vete dhe elektrizoi të gjithë publikun e pranishëm me zërin e tij brilant teksa këndoi në gjuhën shqipe këngën “MALL”.
Ovacionet ishin të shumta për Eugentin nga publiku në Lisbonë, por edhe ne nga ekrani u emocionuam me performancën e tij, së cilës i japim notën 10.
Le të shpresojmë për një rezultat të mirë!