INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emocionuese! Pasi shpërtheu në lot, Alban Skënderaj përlot të gjithë shqiptarët, bën fansen të kërcejë për herë të parë në jetë [FOTO]

Emocionuese! Pasi shpërtheu në lot, Alban Skënderaj përlot të gjithë shqiptarët, bën fansen të kërcejë për herë të parë në jetë [FOTO]

Publikuar më: 08:43 15-04-2018

Alban Skënderaj ka bërë shumë persona për të qarë me këngët e tij, por ja që ai nuk është “i pathyeshëm”...

Kantautori i njohur ishte pjesë e emisionit të Arbana Osmanit mbrëmjen e kaluar, ku ju bë një surprizë shumë emocionuese nga artisti i njohur Çun Lajçi, i cili interpretoi një poezi të shkruar nga babai i Albanit në vitin 1997. Në këtë kohë Albani ishte larguar për në Itali dhe famlja e tij nuk kishte marrë asnjë lajm nga ai për më shumë se një muaj.
“Unë jam natyrë që emocionoj dhe emocionohem shpejt. Fatkeqësisht jam në luftë të vazhdueshme me emocionet që të mos më rrëmbejnë. Më ktheve pas në kohë dhe më rrëmbeve me interpretimin tënd. Këtë poezi e ka shkruar babai im kur unë u nisa për në Itali dhe kisha më shumë se një muaj pa folur me ata”.

Çun Lajçi i uroi Alban Skënderajt që atë ankth që kishte përjetuar babai i tij të mos e përjetonte ai vetë.

Ja poezia e shkruar nga babai i Alban Skënderaj:

Tri javë pa sy,
Tri javë pa fjalë,
Unë dhe ime shoqe,
Dy të vdekur, gjallë.
Buzët…kapak burgu
Sytë, hije muzgu.
Kthejm’ kryet, shikojm’ nga deti,
Lëkundje, tërmeti
I kthejmë nga qielli, asnjë rreze dielli
Si statuja, ngrirë,
Me zemër të mpirë,
Shikojmë në errësirë.
Deti nxjerr të vdekur,
Ne presim të mekur,
Ne presim një lajm, një lajm për tim bir
Rrëmbyer nga ikja që s’pati mëshirë
Lutemi Zotit, qoftë lajm i mirë!

ALBANI.jpg

 

Por pasi i bënë këtë surprizë të bukur, Albani ka lumturuar një nga fanset e tij më të mëdha e cila për fat të keq ka vuajtur gabimin e mjekëve, të cilët i kishin tërhequr njërën këmbë më shumë se tjetrën gjatë lindjes dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale kur ishte fëmijë.  Mirëpo Irenës i filluan dhimbjet në këmbë dhe kur kishte mësuar të vërteten refuzonte të dilte nga shtëpia dhe nuk dëshironte të shkonte në shkollë.

Motra e saj, Violeta kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar motrës që të mos dorëzohet sepse jeta është e bukur. “Irena unë të dua shumë dhe ti je më e mira në botë. Duhet të kesh shumë besim tek vetja dhe mos mendo kurrë se ti je ndryshe nga ne të tjerët. Ti je njësoj si ne këtu. Më premto që do të dalësh përsëri nga shtëpia”.

Për të mbështetur Violetën në këtë mision, Arbana Osmani kishte ftuar idhullin e Irenës, këngëtarin e dashur për publikun, Alban Skënderaj. Në kërcimin e saj të parë në jetë Irena pati si partner Albanin.
“Ti nuk je vetëm pasi ke familjen tënde që të do dhe kujdeset për ty. Më beso çdo pengesë është në mendjen tënde. Shiko përtej asaj që shohin sytë e tu, sepse rëndësi kanë ndjenjat dhe zemra. Ti tashmë ke një mik dhe unë do jem aty për ty duke të parë herë pas here”, – ishin fjalët që Albani i tha Irenës.

Alban Skënderaj e ftoi Irenën që të ndiqte koncertin e tij të ardhshëm në radhën e parë.

ban.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833