INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emocionuese! Rike Roçi përlotet në ‘Një kat më lart’, ja përse [VIDEO]

Emocionuese! Rike Roçi përlotet në ‘Një kat më lart’, ja përse [VIDEO]

Publikuar më: 17:21 14-04-2018

Rike Roçi ishte e ftuara e fundjavës në ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi. Në një bisedë tejet të sinqertë e pa doreza mësuam më shumë rreth Rikes, ndryshe nga ajo që shohim në ekran.

Si rrallë herë ajo foli për mungesën e të atit në jetën e saj madje që në momentin që Ermali e përmend fillon të përlotet. Ai tregoi se kur u takuan në dhomën e grimit u njoh me një tjetër Rike, tejet emotive dhe se ironikisht të dy vuanin nga humbja e babait. Kaq mjaftoi që Rikja të emocionohet.

“Ka dy vite që është larguar. Kam qenë shumë e lidhur, pika ime e dobët. Më mungon tmerrësisht. Nuk ka ditë, natë që të fle gjumë e të mos mendoj… (shpërthen në lot).

LAJMI_1_BRENDA_2.jpg

Tejet e emocionuar i thotë Ermalit se nuk duhet ta pyeste për këtë e se s’ka qarë kurrë në ekran. I emoconuar po njësoj, moderatori përpiqet ta kaloj me buzëqeshje këtë moment duke e komplimentuar

“Je shumë seksi kur qan” – i tha ai Rikes.

Mos humbisni këtë pjesë në minutën e 23-të të videos nga intervista e plotë në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0042879581451416