INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Emoji për gratë e mbuluara. Ideja e adoleshentes saudite, miratohet nga Apple [VIDEO]

Publikuar më: 17:02 20-07-2017

Gratë e mbuluara me shami tani kanë një emoji të tyren me të cilin mund të identifikohen, gjithçka në sajë të një vajze 16 vjeçare saudite. Bëhet fjalë për figurat me emocione që përdoren gjerësisht në rrjetet sociale. Rayouf Alhumedhi, 16 vjeç, e cila tani jeton në Vjenë, propozoi idenë vitin e kaluar në “The Unicode Consortium”, korporatën jofitimprurëse që shqyrton dhe zhvillon çdo emoji të ri. Ajo bindi grupin që zhvillon emojis për të krijuar një figurë që identifikon atë dhe "miliona gra " në mbarë botën. Në Ditën Botërore të Emojeve, Apple njoftoi se e kishte pranuar projektin midis disa të tjerave. 16-vjeçarja  i tha CNN se ishte shumë e lumtur pasi sugjerimi i saj ishte pranuar duke ndihmuar kështu që gratë e mbuluara me shami të idenfikohen me emojin e tyre".  Ideja e adoleshentes saudite nisi në momentin kur ajo dhe miqtë e saj po krijonin një bisedë grupi në WhatsApp dhe nuk mund të gjenin asnjë emoji për ta përfaqësuar atë. Pas kësaj 16-vjeçarja krijoi idenë të cilën ja propozoi grupit që zhvillon emoji.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793