INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emra shumë të njohur, zbulohen dy konkurrentët e parë të 'Ferma VIP'?

Emra shumë të njohur, zbulohen dy konkurrentët e parë të 'Ferma VIP'?

Publikuar më: 16:36 28-02-2024

Një nga reality show-t më të rinj që pritet të vijë në ekranin e "Vizion Plus", për herë të parë në Shqipëri "Ferma VIP", duket se është në prag të nisjes, teksa është bërë me dije nga burime të ndryhme që muaji tjetër do jetë edhe periudha kur do të nisë transmetimi. E ndërsa presim me kuriozitet detajet e programit që është mjaft i njohur si format, sidomos në Itali, faqja zyrtare e tij zbulon ditë pas dite edhe personazhet e njohur që me gjasë do jenë pjesëmarrës në sfidën jo edhe aq të lehtë, atë të "mbijetesës" në fermë, ose më saktë, në kushtet e fermës.

Kështu, në rrjetin social Instagram, janë zbuluar fillimisht ata që me gjasë do jenë drejtuesit e formatit, Bes Kallaku dhe Adrola Dushi (edhe pse për këtë të fundit ka dyshime se mund të jetë edhe konkurrente), ndërsa së fundmi janë zbuluar edhe "siluetat" e postuara para pak ditësh.

Bëhet fjalë për Sinan Hoxhën dhe Ciljetën, dy artistët që tashmë kanë edhe klipet prezantuese, me "temat" përkatëse të punës në fshat, ndërsa me siguri do i shohim si konkurrentë në këtë reality show që mezi pritet nga publiku.

Tani jemi të gjithë vërtetë kuriozë, jo vetëm për personazhet e tjera, por edhe si do ja dalin artistët e jo vetëm, të përballen me këtë sfidë...

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381