INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emrat e gjyqtarëve të hetuar për fshehje të pasurisë

Emrat e gjyqtarëve të hetuar për fshehje të pasurisë

Publikuar më: 18:41 28-04-2016

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganaj, u shpreh ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve se ka dërguar në Prokurori kallëzim penal për 9 gjyqtarë, të akuzuar për fshehje të pasurisë e deklarim të rreme. Sipas Ganajt, këta gjyqtarë rezultojnë me 40 milion euro pasuri të pajustifikuara.

Për gjyqtarin Alaudin Malajn, janë pushuar hetimet, ndërsa për 8 të tjerët nuk ka asnjë informacion zyrtar nga instancat e prokurorisë apo edhe ILDKPI-së.

Më poshtë emrat e gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPI:

-13 mars 2015, Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

-28 prill 2015, – Besnik Qira, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

-08 qershor 2015, Petrit Aliaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë

Rasim Doda, me funksion gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

Enkeleda Doda (Kashuri), me funksion gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

-09 korrik 2015, – Adelina Zarka, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

– Petraq Çuri, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës

-14 shtator 2015, Alaudin Malaj, me funksion gjyqtar, Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë

-02 nëntor 2015, Shpëtime Pitaku, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0028932094573975