Tek fëmijët shqiptarë mund të vëmë re një larmishmëri emrash.
Por shqiptari nga Kosova, tifoz i flaktë i “Arsenal” ka bërë mediat e huaja të flasin për të. Astrit Dervishaj u përfol për faktin se djalit të tij të porsalindur i ka vënë emrin “Arsenal”.
Por jo vetëm kaq. Teksa ka folur për “Goal” Dervishaj zbuloji se edhe vajzën e tij 3 vjeçare, e ka quajtur Arsena, i cili është versioni femëror i Arsenal.
Astriti dhe bashkëshortja e tij Albulena nuk kanë patur asnjë debat mbi vendosjen e këtyre emrave për fëmijët e tyre pasi mendojnë se janë emra unikë.
Astriti është një fans i Arsenalit që prej 20 vitesh dhe nëse do të bëjë sërish fëmijë, me siguri do t’i vendosin një emër që ka lidhje me skuadrën e Arsenalit.