INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emrat e Ramës për ministra në pritje të firmës së Ilir Metës

Emrat e Ramës për ministra në pritje të firmës së Ilir Metës

Publikuar më: 11:51 05-01-2019

Disa ditë pasi deklaroi ndryshimin e 8 ministrave të kabintetit të tij kryeministri Edi Rama ia ka çuar Presidentit Meta emrat e rinj.

Emrat e 8 ministrave të rinj, siç bëhet me dije, kanë mbërritur në Presidencë mbrëmjen e djeshme dhe tanimë pritet firma e Ilir Metës që më pas të kalojnë për votim në Parlament.

Presidenti Ilir Meta ka një javë kohë për të dekretuar 8 ministrat e rinj si dhe zëvendëskryeministrin e ri, Erjon Braçe.
Fillimisht Presidenti pritet të dekretojë lirimin nga detyra të ministrave në detyrë e më pas dekretimin e zëvendësuesve të tyre.

Duhet të kujtojmë se Presidenti Ilir Meta, ndryshe nga paraardhësit e tij, dhënien e firmës nuk e konsideron si një akt i thjeshtë procedurial i detyrueshëm për të.
Nëse rikujtojmë rastin e Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm, kreu i shtetit Ilir Meta mori shumë kohë dhe kërkoi shumë inormacione deri sa e dekretoi si Zëvendësuesin e Fatmir Xhafajt.

 

LISTA ME EMRAT

1. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
2. Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit
3. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
4. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
5. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
7. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
8. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
9. Erion Braçe zv/kryeministër, në vend te Senida Mesit

Article Logic
Execution time: 0.0026488304138184