Emily Ratajkowski ka hedhur akuza të forta ndaj këngëtarit Robin Thicke duke deklaruar se ai e ka ngacmuar seksualisht gjatë xhirimeve të klipit të këngës “Blurred Lines”.
Modelja e famshme, e cila ishte pjesë e klipit në 2013, rrëfeu incidentin në librin e saj të ri. Në atë kohë, dyshja qëndronin vetëm në set dhe modelja ishte e zhveshur teksa po xhironte. Ratajkowski tha se nuk i kishte bërë publike akuzat më herët sepse nuk donte të mendonte për këtë pasi kishte qenë i dehur.
Modelja ka treguar se këngëtari i kishte kërkuar ndjesë: “Unë mendoj se ai nuk do ta kishte bërë këtë gjë po të kishte qenë esëll.”