Turqia fitoi të hënën 3-1 në ndeshjen miqësore ndaj Moldavisë dhe ai që i mahniti të gjithë me klasin e tij ishte 19-vjeçari Emre Mor.
Përveçse arriti të shënonte golin e parë në këtë ndeshje, lojtari i Dortmundit, tregoi se ka një teknikë të jashtëzakonshme, ku në minutën e 16 të ndeshjes i ngriti edhe një herë në këmbë tifozët në stadium pas një veprimi të jashtëzakonshëm teknik ndaj kundërshtarit.
Mor bën një lëvizje “dehëse” ndaj kundërshtarit dhe e shmang atë me një lehtësi të madhe, megjithëse më pas nuk arrin ta përfundojë aksionin.