Me mijëra qytetarë maqedonas kanë sfiduar të ftohtin e acartë dhe kanë dalë të protestojnë për të kundërshtuar ndryshimin e emrin të Maqedonisë.
Ata kudnërshtojnë vendimin e qeverisë e cila është në negociata e sipër me Greqinë.
Më pankarta në duar ata kërkojnë që të mbajnë të njëjtin emër.
“Askush nuk duhet të na ndryshojë ne jemi maqedonas dhe kështu duam të mbetemi, duam që të mbajmë të njëjtin emër Maqedoni’ u shprehën disa nga protestuesit.
Pikërisht emri i këtij shteti ka mbajtur të ngrira raportet me Athinën ndërsa së fundmi nga të dyja palët po bëhen përpjekje për një zgjidhje, pa harruar se një proces i tillë është shoqëruar me protesta edhe në Greqi.
Ndërsa BE kërkon një zgjidhjet edhe më të shpejtë.