INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Emri më doli në ëndërr’, Xhensila Myrtezaj rrëfen për herë të parë PSE vendosën ta quanin vajzën Ajka!

‘Emri më doli në ëndërr’, Xhensila Myrtezaj rrëfen për herë të parë PSE vendosën ta quanin vajzën Ajka!

Publikuar më: 13:27 16-06-2020

Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të kërkuara në vend. Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan” aty iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve.

Xhensila ka rrëfyer për herë të parë historinë që qëndron pas emrit Ajka, që me sa duket i ka dalë në ëndërr që para se të zbulonte se po priste vajzë.

“Do rrëfej diçka që mua më ka ndodhur. Emri Ajka mua më është shfaqur në ëndërr përpara se të merrja vesh edhe gjininë e vajzës. Kështu që nga ai moment u vendos emri Ajka. Ishte dhe shpjegimi madje brenda ëndrrës. Prandaj unë them që ai lart i ka skenaret shumë të qarta”, -ka treguar Xhensila kur është pyetur nga fëmijët për zgjedhjen e saj.

Kështu, kur mësuan se ishin në pritje të një vajze, Xhensila dhe Besi nuk e diskutuan më.

xhensila.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781