Enada Hoxha nuk i ka kursyer kritikat për drejtorin e Teatrit te Operas dhe Baletit, Ilir Kerni.
Për “Life Stories nga Arjola Shehu”, Enada deklaron:
“Unë kam heshtur, por nuk do hesht më, nuk i friksohem të vertetës dhe ndaj jam e gatshme të flas hapur. Është e papranueshme që një drejtor të thotë se një balerinë është dëmi i teatrit”.
Gjate kohës kur TOB drejtohej nga Zhani Ciko, Hoxha ishte balerina më aktive në këtë teatër. Ajo ka interpretuar ne role protagoniste të baleteve më të famshme, si “Giselle”, “Fedra” e shumë të tjera. Pas emerimit të balerinit dhe koreografit të njohur, Ilir Kerni në krye të Teatrit të Operas dhe Baletit, Enada Hoxha është zhdukur thuajse krejt nga skena e TOB.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e plotë: