Së fundmi Enca po shijon disa ditë pushimi për të festuar ardhjen e 2019-ës dhe për të mbyllur një vit plot suksese.
Në njërën prej këtyre ditëve, Enca befason të gjithë me një vendim personal për të hequr qafe të gjitha kujtimet e vjetra që ka ruajtur deri më tani.
Ajo ka zgjedhur një mënyrë shumë të thjeshtë dhe simbolike për të ‘zhdukur’ të shkuarën e saj. Me një disk memorieje në dorë ajo drejtohet nga deti dhe hedh ‘kujtimet’ në ujë.
Nëse disku që ajo ka nxjerrë në video përmban këngë, foto, apo diçka të ngjashme këtë nuk dimë ta themi, por Enca duket se e ka lënë gjithçka jo të mirë të shkojë dhe 2019-a është një fillim i ri për të.