Noizy dhe Stresi kanë rregulluar raportet pas shumë viteve “armiqësi”.
Dy reperët e njohur kanë arritur paqen duke lënë prapa sherret e së kaluarës.
Teksa Noizy befasoi të gjithë me këshillat për Stresin që të largohet nga politika, duke iu referuar si ‘’vëlla’’, fundjavën që lamë pas u publikua fotografia e parë pas shumë vitesh ku dyshja shihen në një tavolinë.
Epo si duket publiku tanimë ka qejf që të edhe artistë të tjerë të kenë të njëjtën paqe me kolegët e tyre siç bënë Stresi me Noizyn.
Këtë herë fansat duan edhe një ribashkim të këtij të fundit dhe Encës, një nga “sherret” më të bujshme që ndodhi mes dyshes mbahet mend edhe sot.
Epo Enca e ka një përgjigje për këtë dhe si duket nga ana e saj kemi një përgjigje pozitive. Kjo pasi kur u pyet nga fansat për të vepruar njëjtë, ajo replikoi nëpërmjet një “sticker” ku është Stresi dhe thotë: “Se dalim ne negativet/ Po s’jemi”.
“Emoji (sticker) që përdor më shumë”, shkruan Enca, ku bën “tag” Stresin në foton e siguruar nga afterparty.al. Reperi e ka ripostuar dhe tashmë janë bërë “follow” me njëri-tjetrin./afterparty.al/