Detaje të marrëdhënies së tyre do të mund t’i mësoni në rrëfimin ekskluziv që ajo ka dhënë në IN Life, të cilin do të mund ta ndiqni të shtunën në INTV.
Veç të tjerash, aty Enca na tregon shumë sekrete të marrëdhënies aq shumë të përfolur me Noizyn. Njohja e tyre daton që para disa vitesh dhe jo rrallë herë është vënë në fokus të thashethemeve që aludonin se kishte një lidhje mes të dyve. Janë disa pyetjet të cilave këngëtarja u ka dhënë përgjigje në intervistën në IN Life, përfshirë edhe zërat se ata kanë patur një histori bashkë. Një moment interesant ka qenë edhe ai kur ajo është bërë nostalgjike për kohët e vjetra me reperin. Këngëtarja ka hapur arkivat në laptop-in e saj dhe ka nisur të gërmojë në foto të vjetra ku ndër të tjera ka veçuar edhe foton me Noizyn. Kjo nostalgji e Encës, mund të përkthehet ndoshta në një tjetër bashkëpunim të afërt mes dy artistëve.