INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca bën hapin e madh! Firmos kontratë me gjigantët botëror të muzikës, ja urimi i Noizy-t [FOTO]

Enca bën hapin e madh! Firmos kontratë me gjigantët botëror të muzikës, ja urimi i Noizy-t [FOTO]

Publikuar më: 21:35 12-12-2016

Nuk mund të kurorëzohej në mënyrë më të bukur se kaq ky vit për Encën! 

Fama e këngëtares së talentuar është ndërkombëtarizuar dhe ajo ka ngjitur shumë shkallë në karrierën e saj muzikore duke firmosur me një nga kompanitë muzikore më të rëndësishme. Bëhet fjalë për një kontratë me “Universal Music Group”, label muzikor që në gjirin e tij ka patur yjet e muzikës botërore si Adele, Kanye West, Lady Gaga, Drake dhe shumë të tjerë.

Është vetë Enca e cila ka ndarë me fansat lajmin më të bukur të karrierës së saj. Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqej me sfondin e kompanisë prestigjioze “Universal Music Group”.

Një nga personat që e ka mbështetur më shumë atë është Noizy, dhe kjo mbështetje nuk ka munguar as këtë herë, ku ai gjithashtu ka postuar të njejtën foto të Encës, si dhe është shprehur krenar për këtë arritje, duke paralajmëruar për surpriza të tjera.

Çfarë të ketë tjetër vallë? Suksese Enca!

Article Logic
Execution time: 0.0041031837463379